Eleminuan Arta Nitajn nga spektakli, Dafina Zeqiri ironizon keq jurinë e “Dance Albania”

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 11:16
Eleminuan Arta Nitajn nga spektakli, Dafina Zeqiri ironizon keq jurinë e “Dance Albania”

Eleminimi i Arta Nitajt nga spektakli i kërcimit “Dance Albania”, nuk u prit aspak mirë nga modelja dhe këtë gjë ajo e shprehu menjëherë gjatë emisionit.

Por me sa duket edhe mikesha e saj, këngëtarja Dafina Zeqiri ka diçka për të thënë për eleminimin e modeles nga “Dance Albania.”

Në një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, Dafina ka ndarë një foto të Arta Nitajt në skenë, krahas së cilës shkruan se “juria më e mirë është publiku”, duke thumbuar kështu hapur jurinë e përzgjedhur për spektaklin e kërcimit, që eleminoi Artën.

“E ke vrarë atë pistë kërcimi dhe audienca është juria më e mirë e gjithçkaje! Ata nuk mund të gënjehen”- shkruan Dafina, ndërsa nuk ka ende një reagim nga Arta.

Që në nisje të puntatës së fundit të “Dance Albania” , Arta Nitaj shprehu hatërmbetje ndaj jurisë për kupën e mbrëmjes paraardhëse, të cilën mendonte se e meritonte.

“Mendoj se ne e merituam kupën, jo që kisha ditëlindjen, por po lemë shpirtin në prova, që nuk festova as ditëlindje, që nuk dola as për një gotë në 4 javë, që vijmë çdo herë në prova, që nuk vonohemi kurrë, që punojmë shumë, që e bëjmë me motiv. Unë mendoj që definitivisht ne ishim çifti që merituam kupën. U mërzita”- tha Arta Nitaj.

Modelja u vu përballë Meridian Ramçajt, në fund të emisionit, dhe juria e përbërë nga Ilir Shaqiri, Klaudia Pepa, dhe Ermal Mamaqi, vendosi që të skualifikojë Artën.

Biseda: 

Ermal Mamaqi: Unë me gjithë, dëshirën e mirë për të dy, do të mbaj në shtëpi, pra do të shpëtoj, Artën.

Klaudia Pepa vlerësoi energjinë e mirë të Arta Nitajt, por tha se perfomanca e saj sonte nuk ishte në maksimum, ndoshta edhe prej demoralizimit.

Klaudia Pepa: Çdo javë ke qenë e kuruar, e bukur, me energjinë tënde, me thjeshtësinë tënde, por sonte për mua vazhdon garën Meridiani.

Ilir Shaqiri teksa evidentoi vendosmërinë e Meridianit dhe prepotencën për të fituar, nuk la pas përmendur as çiltërsinë dhe punën e Artës.

Ilir Shaqiri: Unë mendoj që më lart në këtë rast ishte Meridiani.

(Kosova Sot Online)