Nora tregon a do të ribashkohet me Robertin

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 10:24
Nora tregon a do të ribashkohet me Robertin

Këngëtarja Nora Istrefi foli për ndarjen me Robertin.

Ajo ka treguar se vendimi ka ardhur pas një kohe shumë të gjatë bashkë. Nora u shpreh se vendimi ka qenë i vështirë për të dy, mirëpo erdhi për të mirën e vajzës.

 

E pyetur mbi mundësinë e një ribashkimi, ajo nuk e mohoi.

Me të qeshura, Nora u shpreh:

“Shhh, boll tash. U rikthy Donaldi me Borën kështuqë prisni pak”.

Ajo deklaroi se nëna e saj, është edhe sot kundër ndarjes.

Raportin aktual me Robertin, Nora u shpreh se është “marrëdhenie korrekte, gjithçka që ka të bëjë me Renee, dreka, darka. Jemi munduar që të mos e ndjejë vajza mungesën time apo të Robertit”.

E pyetur mbi tradhëtinë, ajo tha se edhe mund ta kenë tradhtuar por vetë nuk është ndjerë ndonjëherë e tradhëtuar.

Nora la të nënkuptohet se kënga e re është dedikim për Robertin. E pyetur nëse e ka uruar për lidhjen e re, ajo pyeti binjakët se a e kanë dëgjuar këngën “Ciao”.

“Edhe të fala i kam bërë”, u shpreh ajo


(Kosova Sot Online)