Dhurata Dora paralajmëron këngë të re

  • A.P /
  • 27 October 2022 - 16:23
Dhurata Dora paralajmëron këngë të re

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.

Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Ka kaluar tashmë 2 muaj që prej publikimit të këngës së saj të fundit, e cila titullohet ‘OEO’ dhe është një bashkëpunim me artistët Azet dhe Zuna.

E pas pushimeve duket se Dhurata ka nisur nga puna për projektin e ri muzikor. Këtë na e ka treguar vetë bukuroshja me postimin e fundit në Instastory, ku ka treguar se ndodhej në një studio muzikore duke regjistruar zërin. Nuk e dimë nëse do të jetë një tjetër bashkëpunim apo këtë herë Dhurata do të vijë me një këngë solo.

Image

(Kosova Sot Online)