Efi sëmuret papritmas në Big Brother Albania Vip

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 15:14
Efi sëmuret papritmas në Big Brother Albania Vip

Efi padyshim mbetet njëra nga banoret më të spikatura në Big Brother Albania Vip, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Së fundi, Efi i është ankuar miqve të saj në shtëpi se nuk ndihej mirë dhe herë pas here ka patur marramendje. 

 

Banorët dyshuan se Efi vuan nga veshi i mesëm, ndaj produksioni e dërgoi atë mbrëmë jashtë shtëpisë për të bërë disa kontrolle mjekësore.

Duke qenë se tensioni dhe rrahjet e zemrës rezultuan normale, mjekja dyshoi se çfarë ia shkakton Efit këtë gjendje është veshi i mesëm.

Marramendja, e njohur ndryshe si vertigo është ndjesia humbjes së ekuilibrit ose çrregullimit të orientimit në hapësirë.

Ndjesia e trullosjes me raste është e zakonshme. Efi është kthyer mbrëmë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Image


(Kosova Sot Online)