Fama e Shakirës: Pique dhe e dashura e tij nxirren jashtë restorantit

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 18:45
Fama e Shakirës: Pique dhe e dashura e tij nxirren jashtë restorantit

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar së fundmi në Barcelonë, ku protagonistë ishin ish-futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique dhe e dashura e tij e re, Clara Kia.

Duket se ndarja nga këngëtarja e njohur dhe ish-bashkëshortja e tij, Shakira, ka ngjallur mjaft zemërim te fansat e të dyja palëve dhe këtë e tregon edhe incidenti më i fundit.

 

Një video që qarkullon orët e fundit tregon se çifti është nxjerrë nga një restorant në Barcelonë, për shkak të asaj që i kanë shkaktuar Shakirës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas “Marca”, Pique dhe Kia u përjashtuan pas një urdhri të dhënë autoriteteve nga pronari.

Në pamjet që qarkullojnë në internet, të dy largohen nga restoranti të mërzitur dhe kthehen në makinën e tyre për t’u larguar.

Bashkë me të në qendër të vëmendjes ka qenë edhe partnerja e tij e re, Clara Kia, me të cilën nuk ngurrojnë të bëjnë shumë dalje publike.

Image


(Kosova Sot Online)