Sabiani pas daljes nga 'BBV': Kujtimi më i bukur kur përqafova Kristin, e përqafova vërtet me dashuri

  • E.K /
  • 15 March 2023 - 09:58
Sabiani pas daljes nga 'BBV': Kujtimi më i bukur kur përqafova Kristin, e përqafova vërtet me dashuri

Sabiani dje ishte i eliminuari që doli nga shtëpia e “Big Brother VIP”, raporton “Kosova Sot Online”.

Sabiani pas daljes, në studio tregoi momentin më të bukur për të, i cili ishte përqafimi që i dha Kristit para se të largohej, ku tha se këtë gjest e bëri me shumë dashuri.

“Kujtimi më i bukur është kur përqafova Kristin tani në fund sepse e përqafova vërtet me dashuri.”– u shpreh ai.

Në fillim Sabiani ishte kundra lidhjes së Keisit me Kristin, por pas hyrjes në shtëpi këngëtari ndryshoi mendim për partnerin e vajzës së tij.

(Kosova Sot Online)