Banoret për Kiarën, "Ka ardhur komplet si person tjetër", "Nga i lind ky vetëbesim i çuditshëm?"

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 10:14
Banoret për Kiarën,

Disa prej vajzave të “Big Brother Vip Albania”, kanë diskutuar mbi ndryshimin e sjelljes së Kiarës pas hyrjen së dytë brenda shtëpisë së BBV-së, shkruan “Kosova Sot Online”.

Duket se Kiara në këtë rihyrje, ka nisur të sillet ndryshe.

Nita tha se Kiara i duket tani si një person krejt ndryshe, kurse Dea Mishel tha se ka i ka ardhur ky vetëbesim.

Kurse, Keisi tha se Kiara i dha një përqafim shumë të ftohtë kur ajo erdhi në shtëpi.

Dea Mishel: Kiarës nga i lind ky vetëbesim i çuditshëm?

Nita: Ka ardhur komplet si person tjetër.

Keisi: E di, e kam vënë re. Më dha një përqafim shumë të ftohtë kur erdhi.

Dea Mishel: Kur ajo doli, ne u ndamë shumë mirë, ne të dyja u përlotëm.

Dy javët e fundit kemi shkuar shumë mirë, jemi marrë vesh mirë me njëra tjetrën. Më bën habi që nuk më flet fare tani.

(Kosova Sot Online)