Deamishel finalistja e parë që largohet nga 'Big Brother Albania VIP 2'

  • A.P /
  • 06 May 2023 - 23:03
Deamishel finalistja e parë që largohet nga 'Big Brother Albania VIP 2'

Deamishel Hoxha është finalistja e parë që largohet nga Big Brother Albania VIP 2, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka qëndruar plot 133 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi është futur që në nisje të spektaklit në datën 24 dhjetor 2022.

Në fillim të mbrëmjes Deamishel pati një surprizë të bukur nga vëllai i madh, teksa u takua me nënën e saj duke dhuruar shumë emocione.

Ndërkohë Luizi, Efi dhe Kristi vijojnë garën për çmimin e madh 100 mijë euro.

 

(Kosova Sot Online)