Ish-banorja e 'Big Brother' ndërron jetë papritur

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 14:15
Ish-banorja e 'Big Brother' ndërron jetë papritur

Ylli i realiy show-t italian “Big Brother”, Monica Sirianni ka ndërruar jetë teksa ishte në një lokal nate, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Mësohet se Sarianni u sëmur papritur të premten gjatë një nate jashtë me miqtë në Sauveria Mannelli, një qytet në provincën Catanzaro të Italisë dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, ku u shpall e vdekur.

 

Raportet thonë se një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e sëmundjes dhe vdekjes së saj të papritur, pa asnjë informacion ende të publikuar për publikun, megjithëse raportet thonë se përfshirja e palëve të treta është përjashtuar. Mësohet se mjekët nuk e kanë përjashtuar shkakun e një ataku kardiak.

Ish-ylli televiziv u shfaq në sezonin e 12-të të versionit italian të reality shoë-t, i cili u transmetua midis 2011 dhe 2012.

Ajo lindi në Australi nga prindër italianë që kishin emigruar nga rajoni jugor i Kalabrisë para se ajo të lindte.

(Kosova Sot Online)