Luizi falënderon fansat: Ju jam mirënjohës tërë jetën

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 22:00
Luizi falënderon fansat: Ju jam mirënjohës tërë jetën

Të shtunën e kaluar, Luiz Ejlli, u kurorëzua si fitues i Big Brother VIP Albania dhe deri sot nuk ka qenë aktiv në rrjetet sociale, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pasi që llogaria e tij i kaloi mbi 500 mijë ndjekës në Instagram ai doli me një video poshtë së cilës kishte shkruar: Me në fund u bëra me instagram.

 

“Si ju kam o çapaçula. M’u deshën tri ditë me e marrë vetin, para se me e bo këtë video. Ju kërkoj falje që nuk ju kam falënderuar përzemërsisht një nga një secilin dhe shpresoj që me këtë video ta justifikoj sadopak vetën sepse me sa pashë nuk e di çfarë keni parë të unë që me keni vlerësuar kaq shumë. Ju jam mirënjohës tërë jetën dhe uroj që të ua shpërblej në vazhdim”, ka thënë ndër të tjera ai në këtë video që ka postuar në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

(Kosova Sot Online)