Pse Luizi u ndalua nga policia?

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 18:25
Pse Luizi u ndalua nga policia?

 Luiz Ejllii është gjobitur nga policia, duke vërtetuar qartë parimin se para ligjit jemi të gjithë të barabartë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaqet ish-banori i ‘BBV’ i cili është ndaluar nga policia bashkiake për shkak se ka parkuar makinën në vendin e gabuar.

Luizi shihet ta ketë marrë me shumë sportivitet gjobitjen nga policia, duke e pranuar gabimin e bërë, teksa buzëqesh.

Pas pushimeve që ka kaluar së bashku me Kiarën në Turqi, Luizi i është rikthyer përditshmërisë së tij, duke vijuar të marrë pjesë nëpër koncerte të ndryshme.

Image

(Kosova Sot Online)