Dua Lipa: Tani kam më shumë kohë që t'i përkushtohem pasioneve

  • A.P /
  • 25 August 2023 - 21:00
Dua Lipa: Tani kam më shumë kohë që t'i përkushtohem  pasioneve

Seti fotografik  i Dua Lipës për Vogue, e ka kthyer këngëtaren edhe një herë në qendër të vëmendjes, duke e portretizuar në një tjetër stil nga ajo që jemi mësuar ta shikojmë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përpos kësaj, Dua ka dhënë një intervistë të veçantë ku ka folur mbi projektet e së ardhmes, dhe planet për t’u bërë mëmësinë.

 

A ka në plan të bëhet nënë Dua në të ardhmen?

“Hmm, mbase. Asgjë s’është e planifikuar. Kur të vijë momenti i duhur, do e di. Por, deri atëherë, kam prioritete të tjera. I vetmi bebush për të cilin po mendoj tani është albumi im i ri”, u shpreh me shaka Dua.

Këngëtarja e hitit “Levitating” u shpreh se është shumë mirënjohëse që tanimë ka më shumë kohë që të përkushtohet në pasionet e saj. 

“Mendoj se gratë kanë kërkuar një rol në shoqëri që u është ndaluar më parë. Por, a është zhdukur dëshira për të bërë fëmijë? Mendoj se gratë duan që t’i bëjnë gjërat në paqe dhe të mos ndihen fajtore se zgjedhin veten. Për mua, është shumë e rëndësishme që të respektohen zgjedhjet e grave”, theksoi ajo.

Image

(Kosova Sot Online)