Dua Lipa e lodhur nga muzika, për pak rrëzohet në skenë, ngatërrohet me balonin gjigant dhe balerinat detyrohet t’i vijnë ndihmë

  • S.A /
  • 23 September 2023 - 08:30
Dua Lipa e lodhur nga muzika,  për pak rrëzohet në skenë, ngatërrohet me balonin gjigant dhe balerinat detyrohet t’i vijnë ndihmë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shumë e pëlqyer për energjinë e saj që dhuron në skenë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo ka kënduar në shumë vende të botës, veçanërisht gjatë turneut të saj “Future Nostalgia” vitin e kaluar, ku interpretoi thuajse në të gjitha kontinentet.

E duke pasur kaq shumë paraqitje, sigurisht që të pashmangshme nganjëherë janë edhe incidentet e vogla në skenë.

Së fundmi, një faqe e fansave të artistes ka rikthyer në vëmendje momentin kur Dua gjatë një shfaqjeje ishte gati duke u rrëzuar.

Bëhet fjalë për performancën e këngës “Levitating” e cila karakterizohet me balona të mëdhenj me dizajn hëne të cilat i bashkohen në skenë.

Mirëpo në një moment kur ajo tenton ta ndalë balonin me këmbë, taka e saj ngec tek baloni dhe këngëtarja has në vështirësi për të dalë nga gjendja.

Ajo thuajse është gati të rrëzohet po të mos i vihen në ndihmë balerinat që ka në krah, të cilat më pas e largojnë balonin e shqyer.

Videoja në fjalë është shpërndarë me të madhe së fundmi në rrjetin social Instagram.

https://www.instagram.com/reel/CxTJlQ-uIyv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=880ea133-8f1f-4ea9-b604-c31271ce3d1f

(Kosova Sot Online )