Besiana Mehmedi për Mirush Kabashin: Sikur në këtë takim i buzëqeshur e plot jetë do mbeteni në kujtimet e mia

  • A.P /
  • 05 December 2023 - 14:22
Besiana Mehmedi për Mirush Kabashin: Sikur në këtë takim i buzëqeshur e plot jetë do mbeteni në kujtimet e mia

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare artisti i njohur, Mirush Kabashi, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

 

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.
Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

Për nder të tij, këngëtarja dhe profesoresha e njohur Besiana Mehmedi, përmes një fotografie në llogarinë e saj sociale ndër të tjera ka shkruar: "Sikur në këtë takim të fundit, i buzëqeshur e plot jetë, do mbeteni çdoherë në kujtimet e mia".

Postimi i plotë: 

“Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë“ thoshte Sokrati me të cilin u identifikove më së bukuri jo vetëm në skenë por dhe në jetë!
Sikur në këtë takim të fundit, i buzëqeshur e plot jetë, do mbeteni çdoherë në kujtimet e mia!
Lamtumirë maestro!

(Kosova Sot Online)