Arjola zbulon se kur do të hyjë në shtëpinë e dhuruar nga “Big Brother VIP”, tregon emocionet

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 13:33
Arjola zbulon se kur do të hyjë në shtëpinë e dhuruar nga “Big Brother VIP”, tregon emocionet

Banorja e edicionit të parë të “Big Brother Vip Albania”, aktorja e njohur,  Arjola Demiri, tha se në muajin mars pritet të hyjë në banesën e dhuruar nga produksioni, transmeton “Kosova Sot Online”.

Demiri ka theksuar se momenti kur e mori lajmin e dhurimit të shtëpisë ka qenë një moment që unë nuk e ka pritur.

“Është vonuar pak jemi me vonesë, por këtë mars pritet të hyjmë në shtëpi. Ky ishte një çmim jashtëzakonisht shumë i madh dhe një dhuratë e jashtëzakonshme nga Top Channel”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)