Reagon Xhensila: Është përbaltur shumë emri im për vite por kam heshtur, do mbani përgjegjësi

  • E.K /
  • 03 February 2024 - 09:01
 Reagon Xhensila: Është përbaltur shumë emri im për vite por kam heshtur, do mbani përgjegjësi

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj, ka bërë një reagim në Insta Story në instagramin e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Xhensila ka paralajmëruar për marrje të masave ligjore për ata që shpifin për të.

Ajo thotë se dikush i ka nisur një video ku disa persona kanë shpifur për të dhe njerëz të afërt.

“Nga ky moment do të mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, ka shkruar Xhensila.

(Kosova Sot Online)