Njerëzit "shpërthejnë" ndaj Soni Malajt: Çfarë është kjo kërcet druri në 2024-ën?

  • E.K /
  • 22 March 2024 - 09:48
Njerëzit

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, në një intervistë që ka dhënë është kritikuar nga fansat lidhur për një deklaratë që ajo ka thënë në lidhje me vajzën e saj 12 vjeçare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Malaj ka folur se si është ajo si nënë dhe rregullat që ajo i ka vendosur Anës, duke shtuar gjithashtu se ndonjëherë kërcet druri dhe nuk toleron shumë.

Soni ka thënë se ajo është nga Tropoja dhe se është fanatike.

“Jam munduar gjithmonë ta bëjë të kuptojë se ka një ndryshim mes Sonit si këngëtare në skenë dhe Sonit si mami në shtëpi. I flas gjithmonë që të kuptojë se edhe nëse mami vishte veshje provokuese nëpër performanca për të nuk ka shanse të ndodhë. Jam e rreptë”, ka thënë ndër të tjera Soni. Malaj theksoi se Ana nuk ka telefon edhe pse është 12 vjeç, por pranon se nuk e ndalon dot ekspozimin e saj ndaj rrjeteve sociale në klasë me shokët e shoqet. Ana e di që mami është nga Tropoja dhe është shumë fanatike. E di ajo që kërcet druri ndonjëherë dhe unë nuk toleroj shumë”, ka thënë Soni duke qeshur.

Mirëpo, kjo deklaratë e këngëtares nuk është mirëpritur mirë nga fansat dhe ndjekësit e saj.

“Çfarë është kjo kërcet druri në 2024-ën?”, shkruan një përdoruese e TikTok. “Nuk e di a e ke marrë parasysh që kjo fjalia për kërcitjen e drurit do e lëndojë vajzën tënde dhe mbase do bullizohet për këtë që ke thënë”, shkruan një tjetër.

(Kosova Sot Online)