Romeo - Julit: U betove rrejshëm në Zot në Natën e Kadrit

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 12:40
Romeo - Julit: U betove rrejshëm në Zot në Natën e Kadrit

Banorët e “Big Brother Vip Albania”, Julian Dedës dhe Romeo Veshaj, kanë pasur një përplasje në mes tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Arsyeja se pse banorët u përplasën ishte misioni sekret i fshehjes së cigareve, që e kishin për detyrë ta realizonin Juliani si dhe Erjola Doçi.

Pasi u zbulua e tëra, Romeo akuzoi Julin se u betua në Zot rrejshëm vetëm për një lojë.

Tutje, Romeo tha se Juli shet veshkën për një lojë.

“U betove në Zot vetëm për lojë, madje në Natën e Madhe, në Natën e Kadrit. Ti shet veshkën për një lojë”, i tha Romeo, Julit.

(Kosova Sot Online)