Dea Mishel kryen një ndërhyrje kirurgjikale: Jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve

  • E.K /
  • 10 April 2024 - 10:25
 Dea Mishel kryen një ndërhyrje kirurgjikale: Jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve

Moderatorja, Dea Mishel, ka treguar se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale e cila ka zgjatur për më shumë se katër orë, shkruan "Kosova Sot Online".

Dea Mishel ka shkruar se kjo për të ka qenë një sfidë sfiduese.

Tutje, ajo ka shkruar se duhet qëndruar optimistë dhe duhet kujdesur për veten.

“Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë. Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve. Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla(të mëdha) që shpesh i marrim për të mirëqenia. Falë zotit çdo gjë shkoi mirë.”

Më tutje ajo tha: “Mirënjohese për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lënë pas dore kontrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve!” .

(Kosova Sot Online)