Rita Ora tregon linjat e saj nga pushimet në Australi

  • A.P /
  • 28 January 2025 - 15:17
Rita Ora tregon linjat e saj nga pushimet në Australi

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, ishin plot buzëqeshje ndërsa shijonin diellin në Ditën e Australisë me miqtë në plazhin Gold Coast, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Çifti dukej i relaksuar, duke përqafuar stilin e qetë të jetesës australiane ndërsa gëzonin motin e ngrohtë dhe plazhin me rërë.

 

Ylli kosovar i pop-it, tërhoqi vëmendjen me një veshje të hijshme dhe lozonjare.

Rita kishte veshur një bikini të gjallë, me frymëzim retro, me pika të verdha të forta, të kombinuar në mënyrë të përsosur me pantallona të shkurtra të bardha dhe blu me vija të holla.

Aksesoret e saj shtuan një stil e bënte atë të dukej lozonjare, duke përfshirë syze dielli me kornizë të madhe të verdhë dhe një kapele me vija, duke e mbajtur pamjen e saj në plazh argëtuese dhe praktike.

Ajo mbante një çantë të veçantë të thurur në formë kaktusi, të zbukuruar me detaje argëtuese, si dhe një çantë me rrip të Gucci-t të lidhur në bel.

Flokët e saj ishin stiluar me gërsheta të lagura, ndërsa makijazhi minimal nxirrte në pah shkëlqimin e saj natyral.

Image

(Kosova Sot Online)