Rita Ora vjen në stilin e Hirushes

  • A.P /
  • 20 February 2025 - 15:12
Rita Ora vjen në stilin e Hirushes

Rita Ora vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj magjepsëse në edicionin e ri të “The Masked Singer US”, ku është anëtare e jurisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në episodin e fundit të spektaklit, këngëtarja shqiptare me famë botërore u shfaq e veshur me një fustan mahnitës, duke shkëlqyer si një princeshë moderne në stilin e Hirushes.

Rita ndau disa fotografi nga ky moment në Instagram, ku ndjekësit e saj patën mundësinë të admirojnë elegancën dhe shkëlqimin e saj.

Ajo dukej e mrekullueshme me një fustan të ndritshëm, të përshtatur me flokët e kapura bukur dhe grimin e sofistikuar që e bënte të shkëlqente edhe më shumë në skenën e njohur të programit televiziv.

Image

(Kosova Sot Online)