Rita Ora, mahnit me paraqitjen

  • A.P /
  • 08 March 2025 - 15:00
Rita Ora, mahnit me paraqitjen

Rita Ora, ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, ka realizuar një paraqitje mbresëlënëse në emisionin e njohur “The Masked Singer US”, ku është paneliste, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ajo u shfaq me një stil të pazakontë dhe plot elegancë, ku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një veshje që e bëri atë të dukej si një perëndeshë e lashtë helene.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

 

Rita ka zgjedhur një fustan të kaltër të mrekullueshëm dhe ka kompletuar pamjen me aksesore në kokë, të cilat e bënë të shkëlqente si një figurë mitologjike, që shihen në fotot e postuara së fundmi në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka përputhur perfekt temën e natës, e cila kishte motive olimpike, duke e bërë Rita Orën një figurë të denjë për përfaqësimin e perëndeshave të Olimpit.

Në mbishkrimin e fotografive, Rita Ora ka shkruar: Sonte jemi të gjithë heronj dhe perëndesha në @maskedsingerfox! Ndjekeni në orën 8 pasdite ET në @foxtv për të dëgjuar Zërat e Olimpit.

Rita si çdo herë tjetër ja ka dalë të surprizojë fansat me elegancën e saj dhe përkushtimin ndaj projekteve të reja, duke treguar një herë tjetër se është një ikonë e vërtetë në industrinë e muzikës dhe të modës.

(Kosova Sot Online)