
Lexoni edhe:
Gjesti ia zbulon pabesinë Rozanës: Afër finales e nxorre vetën tradhtare
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shkaktuar një reagim të gjerë në rrjetet sociale pas një videoje të shpërndarë në InstaStory, ku ka thumbuar gjininë mashkullore dhe ka folur për konceptin e “vajzës së butë” dhe sfidat që ajo sjell në shoqëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjesti ia zbulon pabesinë Rozanës: Afër finales e nxorre vetën tradhtareLexoni edhe:
Në videon e postuar, Rexha ka shprehur mbështetje për djemtë që lidhen me anën e tyre femërore, duke thënë:
Dëgjo, unë e mbështes që djemtë të jenë më të lidhur me anën e tyre femërore, e di, më pëlqen kjo për ju
Ajo ka theksuar gjithashtu se është e vështirë të përjetosh periudhën e “vajzës së butë”, e cila është bërë shumë e popullarizuar në ditët e sotme. Sipas saj:
Të paktën unë dua, por është si kur të gjithë djemtë janë në periudhën e vajzës së butë, ndjehem sikur duhet të jem dhe djalë dhe vajzë në të njëjtën kohë.
Ky koment ka nxitur një diskutim të gjerë mbi rolin e gjinive dhe pritshmëritë shoqërore, duke hapur një debat për ndjeshmërinë dhe pritjet që shoqëria ka për individët.
Rexha, e cila është gjithashtu një mbështetëse e fortë e barazisë gjinore dhe mundësive të barabarta, ka theksuar sfidat që ndodhin kur një person përpiqet të balancojë dy aspekte të personalitetit të tij.
Postimi ka marrë vëmendjen e shumtë të fansave të saj, të cilët kanë diskutuar idenë për një shoqëri më të hapur dhe më të pranueshme për të gjithë, duke e mbështetur këngëtaren në kërkesën për të pasur më shumë fleksibilitet dhe pranimin e të gjitha aspekteve të identitetit të individëve.
Dua të jem në periudhën time femërore, por nuk mundem pasi të gjithë meshkujt në planet janë në periudhën e tyre të feminitetit. Dhe dikush duhet të bëhet burri
(Kosova Sot Online)