
Lexoni edhe:
Stresi gati për këngën e re, rikthen në videoklip ish-gruan
Rita Ora ka qenë anëtare jurie në të dyja anët e Atlantikut për spektaklin “The Masked Singer”, por në edicionin e së mërkurës në SHBA ajo përjetoi momentin më të habitshëm deri më tani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këngëtarja, e cila tashmë prej dy sezonesh gjykon përkrah Robin Thicke, Ken Jeong dhe Jenny McCarthy, u gjend përballë një surprize të madhe, kur burri i saj, Taika Waititi, u zbulua si një nga personazhet e maskuar gjatë një gjysmëfinaleje dramatike.
Stresi gati për këngën e re, rikthen në videoklip ish-gruanLexoni edhe:
Shikuesit po prisnin të mësonin se cilat prej personazheve – Coral, Boogie Woogie, Mad Scientist apo Pearl – do të arrinin në finalen e sezonit të 13-të.
Por gjithçka ndryshoi papritur, kur prezantuesi Nick Cannon u ndërpre nga një personazh i ri – Lucky Duck – i cili bëri me dije se në vend të njërit prej gjysmëfinalistëve, do të zbulohej vetë pas një performance kërcimi.
Ky personazh i mistershëm bëri që juria të niste hamendësimet, ndërsa dha disa të dhëna: “Kam sjellë fat që në fillim, dhe gjatë gjithë kohës sime këtu, nuk kam lënë asnjë gur pa lëvizur. Por një mister ende mbetet: Kush jam unë?”.
Ai vazhdoi: “Sado i mirë të jem në këtë punën e hetimeve, për mua është thjesht një hobi. Pjesën më të madhe të kohës e kaloj në sete filmash gjigantë. Po, edhe më të mëdhenj se ‘The Hangover’. Nuk ka Oscar që nuk e njoh”.
Pas kësaj, Lucky Duck performoi një kërcim të koreografuar nën ritmet e këngës “I Want to Break Free” nga Queen, i rrethuar nga kërcimtarë në sfond.
Rita, 34 vjeçe, u tregua veçanërisht e etur për të zbuluar identitetin e tij, duke pranuar: “Po më shkatërron krejt kjo misteri!”
Kur publiku nisi të bërtasë “hiqe maskën”, Lucky Duck u zbulua dhe rezultoi të ishte as më pak e as më shumë se burri i saj, Taika Waititi, 49 vjeç.
Regjisori i njohur nga universi i Marvel u shpreh me humor: “Jam një yll pop-i, Amerikë!” ndërsa Rita u befasua aq shumë, sa mbeti pa fjalë.
Taika u shpreh se kishte dashur të merrte pjesë në spektakël sepse ishte “e vetmja mënyrë” për të parë gruan e tij, duke shtuar me humor: “Ju po e lodhni aq shumë këtu, sa që s’e shoh fare”.
Ai shtoi: “Si e mbajta sekretin? Ajo është gjithmonë këtu!”.
Rita dhe Taika u martuan në fshehtësi në gusht të vitit 2022, pasi këngëtarja theu traditën dhe ishte ajo që i propozoi e para atij.
(Kosova Sot Online)