Ava Max paralajmëron albumin e tretë

  • A.P /
  • 05 May 2025 - 09:36
Ava Max paralajmëron albumin e tretë

Ava Max, ka zbuluar se është gati për të sjellë albumin e saj më të ri, të titulluar “Don’t Click Play”, që do të publikohet më 22 gusht 2025, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Këngëtarja e bëri të ditur këtë lajm përmes një postimi në Instagram, ku ndau me ndjekësit edhe kopertinën zyrtare të albumit. Në imazhin artistik, Ava shfaqet e veshur me bikini, duke qëndruar mbi një strukturë metalike në formë trekëndëshi, e rrethuar nga flakë të ndezura.

“Don’t Click Play” vjen pas dy projekteve të saj të mëparshme që patën sukses; “Heaven & Hell” (2020) dhe “Diamonds & Dancefloors” (2023), që i sollën asaj një audiencë globale dhe e pozicionuan si një nga emrat më të spikatur në skenën pop ndërkombëtare.

Image


(Kosova Sot Online)