A është rikthyer Stresi me Keisin?

  • A.P /
  • 12 May 2025 - 10:00
A është rikthyer Stresi me Keisin?

Stresi ka ndarë së fundmi një reflektim të ndjerë në rrjetet sociale, duke prekur ndjekësit me fjalët e tij për dashurinë, ndarjen dhe shpresën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz që kanë qenë shumë të dashuruar ndahen dhe kalojnë vite pa u parë,” shkruan ai, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e vërteta nuk shuajnë lehtë. Por sipas tij, ndonjëherë mjafton vetëm një moment për të ndryshuar gjithçka.

 

Ai i fton të gjithë të respektojnë partnerin, ta duan me sinqeritet dhe mbi të gjitha, të mos e ulin kurrë.

Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz që kanë qenë shumë të dashuruar ndahen dhe kalojnë vite pa u parë, por ndonjëherë mjafton një moment dhe gjithçka ndryshon. Respektojeni partnerin tuaj, duajeni me sinqeritet dhe mos e ulni kurrë, as gjatë lidhjes e as pas ndarjes. Lini gjithmonë një derë hapur… sepse kurrë nuk i dihet. Never say never.

Ky reagim vjen si pjesë e intervistës së dhënë së fundmi, ku pjesë e saj ishte dhe ish partnerja e tij, Keisi. Në interviste për revistën “Who”, ata shfaqen të afërt, të qeshur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Image

(Kosova Sot Online)