Rita Ora vjen me paraqitje provokuese

  • A.P /
  • 30 May 2025 - 11:32
Rita Ora vjen me paraqitje provokuese

Rita Ora, ka publikuar një tjetër video të shkurtër nga projekti i saj më i ri muzikor, që mban titullin “Heat”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ashtu siç nënkupton edhe vetë titulli, kënga pritet të jetë një hit i zjarrtë veror, i shoqëruar me pamje provokuese dhe tërheqëse nga vetë artistja.

 

Në videon e fundit që ajo ndau me ndjekësit në Instagram, Rita shihet me bikini të kuqe, teksa vë në pah linjat atraktive të trupit dhe interpreton një pjesë nga kënga e saj e re.

Videoja ka marrë reagime të shumta dhe entuziazëm nga fansat në mbarë botën, të cilët presin me padurim lansimin zyrtar të projektit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

(Kosova Sot Online)