
Lexoni edhe:
'Dashni e vjetër' e rikthen Armend Rexhepagiqin në skenë
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ylli i muzikës ka publikuar disa fotografi atraktive në “Instagram”, ku shihet duke pozuar veshur me një palë rroba banje të zeza njëpjesëshe me prerje të guximshme dhe atlete sportive.
'Dashni e vjetër' e rikthen Armend Rexhepagiqin në skenëLexoni edhe:
Në mbishkrimin e fotografive, Rita ka shkruar: “Në pritje që ‘Heat’ të publikohet”, duke lënë të kuptohet se kënga e shumëpritur do të dalë së shpejti.
Pamja e saj verore, trupin në formë dhe poza joshëse kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave, duke e vendosur sërish në qendër të vëmendjes. Komentet dhe pëlqimet nuk kanë munguar, teksa fansat janë entuziastë për rikthimin e saj muzikor.
(Kosova Sot Online)