Rita Ora shkëlqen në Uashington

  • A.P /
  • 07 June 2025 - 12:00
Rita Ora shkëlqen në Uashington

 Rita Ora, ka bërë një paraqitje magjepsëse në World Pride Music Festival 2025 që u mbajt në Uashington, duke dëshmuar edhe njëherë pse është një ndër yjet më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare të muzikës pop, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Para një turme të madhe fansash entuziastë, 35-vjeçarja dhuroi një performancë energjike dhe të paharrueshme, ku solli hitet e saj më të njohura, por edhe atmosferën unike që vetëm ajo di të krijojë.

Pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje, e cila feston diversitetin dhe dashurinë pa paragjykime, u prit me shumë entuziazëm nga të gjithë të pranishmit.

Image


(Kosova Sot Online)