Rita Ora vë në pah gjoksin me bikini portokalli

  • A.P /
  • 11 June 2025 - 13:31
Rita Ora vë në pah gjoksin me bikini portokalli

Rita Ora tregoi fizikun e saj të tonifikuar në një bikini të masës së vogël, teksa promovonte këngën e saj të re, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Këngëtarja e hitit “Let Me Love You”, 34 vjeçe, u filmua duke u rrezitur në diell gjatë pushimeve, ndërkohë që shëtiste pranë pishinës duke dëgjuar këngën e saj të re “Heat”, e publikuar të premten.

Rita dukej mahnitëse në videon e postuar në Instagram, duke treguar pak “under-boob” me bikinin portokalli të ndezur.

“Heat” është publikuar para performancës së Ritës në World Pride Music Festival që do të mbahet këtë fundjavë në Uashington.

Ish-gjyqtarja e “The X Factor” e përshkroi këngën – e cila ka një videoklip të xhiruar në Miami – si “të veçantë” për të.

“Jam e fiksuar pas kësaj kënge,” tha ajo. “Dhe sinqerisht, thjesht doja të kënaqesha me të. Është e guximshme, lozonjare dhe e mbushur me energji të artë e pozitive.

(Kosova Sot Online)