Xhuli e thotë hapur: S’muj me dashtë Kosovën më shumë se Shqipërinë

  • A.P /
  • 11 June 2025 - 11:27
Xhuli e thotë hapur: S’muj me dashtë Kosovën më shumë se Shqipërinë

Xhuliana Nura ka thënë se është tifoze edhe e Kombëtares së Kosovës, por jo aq sa ajo e Shqipërisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se qysh e vogël kur ka qenë në djep, nëna e saj e ka mbuluar me flamurin kuqezi, kshtu që siç tha ajo nuk mund ta do më shumë flamurin e Kosovës.

“Unë jam rrit në djep, ku mu ma ka mlu ftyrën me flamurin Kuq e Zi nana, S’kam qysh me dashtë sa e du flamurin Kuq e Zi. Sado që e du, ai është flamur politik, ndërsa ky është i kombëtares dhe i kombësisë sonë”, tha ajo.

Sa i përket përcjelljes së ndeshjeve të të dyja kombëtareve, ajo tha se tek ndeshjet e Kosovës shkon më rrallë se tek ato të Shqipërisë.

Image

(Kosova Sot Online)