Ja nga çka vuan Armina Mevlani

  • A.P /
  • 23 June 2025 - 11:40
Ja nga çka vuan Armina Mevlani

Armina Mevlani ka ndarë me publikun përvojën e saj me PCOS (Sindroma e Ovareve Policistike), një gjendje hormonale që ndikon tek shumë gra në mbarë botën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Unë jam një vajzë që kam vuajtur nga PCOS,” u shpreh ajo gjatë ‘Gpca dhe Gra’, duke shtuar se kjo ka qenë një sfidë e vazhdueshme për shëndetin dhe mirëqenien e saj.

Ajo zbuloi se ka menduar seriozisht të ndërmarrë një hap të rëndësishëm: ngrirjen e vezëve.

“E kam menduar që të ngrij vezët. Mendoj se për të gjitha vajzat që e kanë këtë vështirësi, duhet ta bëjnë si procedurë.”

Armina i është bashkuar kështu një grupi në rritje të vajzave dhe grave publike që flasin hapur për sfidat e trupit të tyre.

Image

(Kosova Sot Online)