Rita Ora lajmërohet nga Hamburgu

  • A.P /
  • 23 June 2025 - 09:50
Rita Ora lajmërohet nga Hamburgu

Rita Ora, e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe energjinë në skenë, ndezi atmosferën në Hamburg këtë fundjavë, teksa performoi në hapjen verore të Westfield Hamburg-Uberseequartier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

E veshur me reçipeta të zeza dantelle, pantallona të shkurta dhe çizme deri në gju, këngëtarja 34-vjeçare elektrizoi publikun me hitet “Hot Right Now” dhe “Your Song”.

Por, pas koncertit, një moment i pazakontë e priti Ritën jashtë skenës. Muzikanti viral Liam C, i njohur për serenatat e papritura ndaj yjeve si Dua Lipa dhe Stormzy, arriti të hipte në makinën e saj dhe i interpretoi live këngën “Dolla Dolla” me ukulele.

Rita, ndonëse reagoi me mirësjellje dhe një “Më pëlqeu shumë”, nuk arriti ta fshehë plotësisht sikletin, duke i lënë ndjekësit të komentojnë në rrjet: “Fytyra e saj i tha të gjitha”.

Image

(Kosova Sot Online)