
Lexoni edhe:
Kiara befason me këtë paraqitje
Rita Ora do të ngjitet në skenë për një koncert falas më 11 korrik në Brooklyn Bridge Park, në kuadër të ngjarjes “The Hill in New York”, një organizim treditor që i kushtohet transmetimit të finaleve të Wimbledonit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kiara befason me këtë paraqitjeLexoni edhe:
Klubi i Tenisit “All England Lawn Tennis Club”, që organizon kampionatin prestigjioz të Wimbledonit, ka njoftuar se do të vendosë një ekran të madh televiziv në Brooklyn Bridge Park, për të transmetuar ndeshjet finale në një atmosferë që ngjason me një “kopsht anglez të Wimbledonit” – me lule karakteristike, luleshtrydhe me krem, scone të sapopjekura, si dhe peshk me patate të skuqura, një klasik britanik.
Festimet do të zgjasin gjatë fundjavës, nga e premtja më 11 korrik deri të dielën më 13 korrik, ndërsa mbrëmja hapëse do të kulmojë me performancën e Rita Orës përpara rreth 5,000 pjesëmarrësve. Hyrja në hapësirën e koncertit do të fillojë nga ora 18:00, dhe është e hapur vetëm për ata që kanë siguruar bileta.
(Kosova Sot Online)