Gjesti godet estradën: Ma keni prishë veshin me tallava

  • A.P /
  • 14 February 2026 - 15:02
Gjesti godet estradën: Ma keni prishë veshin me tallava

Gjesti u shpreh i pakënaqur me ritmet dhe projektet që po prodhohen, duke i cilësuar si “të tmerrshme”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai i la të kuptohej se ndodhet në një fazë reflektimi dhe pune intensive për materialet e reja muzikore, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë për ndryshime të mëdha në projektet që po përgatit.

 

“Ja po e ndryshojmë, ja po e lëmë. Me thanë dikush ‘wow, shih çka ka bë’. Jam tu u përgatitë deri në fund të marsit. Ja po e ndryshojmë, ja po e lëmë krejt”, u shpreh ai, duke theksuar se synon të sjellë diçka ndryshe nga ajo që qarkullon aktualisht në treg.

Sipas këngëtarit, ritmi që po dominon skenën muzikore nuk i përshtatet vizionit artistik që dëshiron të prezantojë, gjë që e ka shtyrë të rishqyrtojë drejtimin e projekteve të ardhshme.

Image

(Kosova Sot Online)