Çka po bën Rita Ora në New York?

  • A.P /
  • 16 July 2025 - 12:12
Çka po bën Rita Ora në New York?

Rita Ora, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrugët e New Yorkut, këtë herë me një paraqitje që ndërthur elegancën klasike me stilin urban bashkëkohor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

E veshur me një xhaketë gri me kuadrata dhe një minifund me pala që kujton uniformat shkollore, Rita i ka dhënë këtij kombinimi një kthesë moderne përmes zgjedhjes së aksesorëve.

Ajo ka zgjedhur këpucët loafer prej lëkure të zezë, një trend i fortë i këtij sezoni, të cilat i ka kombinuar me çorape të verdha të trasha nga Polo Ralph Lauren.

Image

(Kosova Sot Online)