
Lexoni edhe:
Egli dhe motra e Gjestit 'kapen’ në rrjetet sociale
Dafina Zeqiri ka ndarë emocionet e saj të para pas ardhjes në jetë të djalit të saj, Daskan. Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ajo ka falënderuar fansat, miqtë dhe familjarët për dashurinë dhe mbështetjen që i kanë dhënë në këtë moment të veçantë të jetës së saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Egli dhe motra e Gjestit 'kapen’ në rrjetet socialeLexoni edhe:
Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë! Si quhet i vogli i saj?
Dafina dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë bërë prindër për herë të parë, ndërsa emri i veçantë i djalit, Daskan, ka ngjallur kureshtje dhe pëlqim për origjinalitetin dhe ndjeshmërinë që mbart.
Postimi prekës i këngëtares:
Faleminderit nga zemra. Ju falenderoj të gjithëve për dashurinë e madhe e mirëseardhjen që i keni bërë djalit tonë Daskan Gjergji në këtë botë. Të bëhesh nënë është si të bësh update të gjithë jetën, shpirt, trup, zemër, karrierë… gjithçka ndjehet ma ndryshe, më thellë. Jam super e emocionuar për gjithçka që po vjen. Nder e respekt për të gjitha nënat që sakrifikojnë gjithçka. Ju jeni superheroinat e kësaj bote.
Edhe për baballarët që qëndrojnë para grave të tyre si mbështetja më e madhe, ju përulem. Burrit tim, faleminderit që je shkëmbi im. E di që ke për të qenë shembulli më i mirë për djalin tonë.
Ju dua shumë të gjithëve.
Le ta nisim këtë kapitull të ri bashkë.
(Kosova Sot Online)