Oriola me unazë në dorë!

  • A.P /
  • 28 July 2025 - 07:30
Oriola me unazë në dorë!

Oriola Marashi, ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale me disa postime intriguese që lënë të nënkuptohet një lidhje e re dashurie, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në disa InstaStory të fundit, Oriola ka ndarë momente nga një mbrëmje romantike në shoqërinë e një mashkulli misterioz. Pa zbuluar identitetin e tij, ajo ka treguar se ndodhej në një “date night”.

Ajo që ka ndezur edhe më shumë spekulimet ka qenë një foto ku modelja shfaqet me një unazë në gishtin e dorës së majtë, një detaj që ndjekësit e kanë interpretuar si një shenjë të një fejesë të mundshme.


(Kosova Sot Online)