Dua Lipa dhe i fejuari i saj këndojnë së bashku

  • A.P /
  • 29 July 2025 - 12:09
Dua Lipa dhe i fejuari i saj këndojnë së bashku

Dua Lipa dhe i fejuari i saj Callum Turner ishin mes 90,000 fansave që pushtuan stadiumin Wembley për të parë nga afër rikthimin legjendar të grupit britanik Oasis, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Të përqafuar pranë njëri-tjetrit, çifti u kap në kamera duke kënduar me pasion hitin e pavdekshëm “Don’t Look Back In Anger”, ndërsa koncerti i dytë i grupit në Londër ndezi atmosferën.

Në pamjet që publikoi Anais Gallagher, vajza e Noel Gallagher, dyshja dukeshin të qetë dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, ndërsa bashkoheshin me turmën për të shijuar momentin nostalgjik.

Image

 

(Kosova Sot Online)