Ja çka po përgatit Rita Ora

  • A.P /
  • 06 August 2025 - 10:13
Ja çka po përgatit Rita Ora

Rita Ora pritet të publikojë muzikë të re në kuadër të një seriali të ri në Netflix, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja e hitit How We Do, 34 vjeç, ka qenë së fundmi në studio duke përgatitur një këngë për reality show-n e njohur të takimeve Love Is Blind UK.

 

Sipas raportimeve, ajo pritet të publikojë një këngë të titulluar Joy – një baladë e fuqishme për “gjetjen e paqes së brendshme” – e cila pritet të dalë në ditët në vijim.

Një burim për The Sun tha:

“Nuk është sekret që Rita e adhuron dashurinë, ndaj ajo e kapi menjëherë mundësinë për të regjistruar një këngë për Love Is Blind UK.”

Ajo pritet të publikojë së shpejti albumin e saj të katërt në studio, por “Joy” nuk do të jetë pjesë e tij.

Kjo këngë është përshkruar si një “mini projekt anësor” dhe jo pjesë e albumit të ri.

“Kënga do të përdoret në shfaqje dhe do të jetë e disponueshme për streaming, por nuk ka plane për një videoklip apo promovim të gjerë”, shtoi burimi.

Image


(Kosova Sot Online)