
Lexoni edhe:
Një gjë kaq e thjeshtë zbulon se Gjesti dhe Egli janë në lidhje
Regjisori i njohur hollywoodian, Taika Waititi, ka festuar 50-vjetorin e lindjes në një festë madhështore në Ibiza, ku të pranishëm ishin miq të ngushtë, familjarë dhe figura të njohura të botës së artit dhe muzikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një postim të gjatë në Instagram, fituesi i Oscar-it ndau disa fotografi nga festa dhe falënderoi të gjithë ata që morën pjesë, duke veçuar bashkëshorten e tij, këngëtaren shqiptare Rita Ora, të cilën e quajti “regjisoren e vërtetë” të surprizës.
Një gjë kaq e thjeshtë zbulon se Gjesti dhe Egli janë në lidhjeLexoni edhe:
“Po, është e vërtetë – heroi, mentori dhe figura juaj hyjnore ka mbushur më në fund 50 vjeç. Jam mirënjohës që isha i rrethuar nga një grup kaq i mrekullueshëm njerëzish, të cilët më bënë të ndihem i veçantë duke ardhur në ditëlindjen time në Ibiza. Një falënderim i madh për Vas J Morgan dhe Michael që u morën me organizimin – nën mbikëqyrjen e lideres supreme të jetës sime dhe gruas absolute të festave, gruas sime, Rita Ora. Ti vërtet e tejkalove veten këtë herë, e dashur”, shkroi Waititi.
Ai gjithashtu i dha komplimente Ritës, duke e cilësuar si më të shkëlqyerën e mbrëmjes: “Sigurisht që i zbehe të gjithë me flokët, fytyrën, veshjen dhe sharmin e zakonshëm plot shkëlqim”.
Festa në vilën luksoze përfshinte performanca live, muzikë nga DJ të njohur dhe një surprizë nga kushërinjtë e tij, të cilët realizuan një haka tradicionale në nder të regjisorit.
“Më bënë dhurata, pije dhe mbi të gjitha më mbushën me DASHURI. Ndihesha i lumtur dhe i rrethuar nga njerëz që dua. Të 50-tat ndihen kaq mirë – ndihem i dashur, i lumtur, i ri… dhe i pashëm. Edhe pse gjuri më dhemb”, shtoi ai me humor.
Në fund, Waititi paralajmëroi se festimet nuk do të ndalen me kaq: “Në stil tipik të një Luani, do të festoj deri në fund të vitit, ndaj nëse e keni ditëlindjen nga tani deri në dhjetor – bëhuni gati të më lini rrugë”.
(Kosova Sot Online)