Angela Martini vendos të ndahet nga burri i saj

  • A.P /
  • 31 October 2025 - 14:00
Angela Martini vendos të ndahet nga burri i saj

Angela Martini ka depozituar kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, aktori dhe producenti Drago Savulescu, pas 7 vitesh martesë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmi bëhet i ditur nga TMZ, që citon dokumente gjyqësore të siguruara nga media amerikane.



Sipas TMZ, Angela ka bërë kërkesën për divorc më 24 tetor 2025 duke deklaruar si shkak të divorcit “mospajtime të pakapërcyeshme”.

Ajo kërkon kujdestari ligjore dhe fizike të përbashkët për fëmijën e mitur, Kyree Martini Savulescu, 3 vjeç, si edhe i kërkon Dragos pension mbështetjeje bashkëshortore (spousal support).

Çifti është martuar në dhjetor 2017, sipas të njëjtave dokumente.

Image

(Kosova Sot Online)