Asnjë shtet nuk mund të kërcënohet përgjithmonë nga jashtë nese nuk është minuar më parë nga mbrenda!?

Asnjë shtet nuk mund të kërcënohet përgjithmonë nga jashtë nese nuk është minuar më parë nga mbrenda!?
Asnjë shtet nuk mund të kërcënohet përgjithmonë nga jashtë nese nuk është minuar më parë nga mbrenda!?

Skender Mulliqi

  • 05 February 2026 - 13:50

Nga Skënder MULLIQI

Veprimet poshtëruese të një populli vijnë jo vetëm nga jashtë , por edhe nga mbrenda, nga ata që u shërbejnë interesave të të tjerëve .Asnjë shtet nuk mund të kërcënohet përgjithmonë nga jashtë nese nuk është minuar më parë nga mbrenda.Ky mentalitet  ka mbetuar nga  e kaluara komuniste dhe ende po na shkaktojnë probleme jo të vogla.Ende janë gjallë metodat e vetëmohimit të vlerave shtetërore dhe kombëtare .Kjo ngjanë  në vetëurrejtje që ende nuk po lirohemi .Ata që inkurajojnë urrejtjen nuk janë në linjën e kombëtarizmës.Urrejtja është konstanta e identitetit të tyre !Njerëz të tillë ekzistojnë edhe sot.Lufta e tyre nuk është luftë politike dhe luftë identiteti.

Ata  I shqetëson parëparimi  I të qenit shqiptarë , qdo gjë që I bashkon njerëzit.Kjo dashur ose pa dashur shkatërron narrativën e shtetit  sovran dhe  të pavaruar.Këta përdorin mashtrimet e dyfishta duke u kamufluar herë në lëkurën e qengjiit e herë në lëkurën e ujkut!Autoshovinistët gjysmë-analfabetë janë të rrezikshem për shtet.Shumë politikan dhe gazetarë nuk kan ide në përdorimin  e metodave dhe të përmbajtjës se përshtatshme për të vepruar conform interesave të shtetit dhe të kombit.Këtu  bëhët fjalë për mohomin e brendshëm dhe interesat e Kosovës.Gjithashtu bëhët fjalë për luftën për kulturën e kujtesës historike të shqiptarëve në rajon.Kësaj teme nuk ju kushtua kurrë rëndësi , edhe  pse është njera nga temat primare për ekzistencën e shtetit.Nuk guxojmë asesi  të deligjitimojmë luftën dhe përvojat nga lufta jonë çlirimtare .Kjo është e shejtë për shqiptarët .Liria e fituar më gjak dhe deligjitimimi i saj  nuk guxohet të vihet në peshore .Vetë urrejta e brendshme , nostaligjia pro serbo-jugosllave  janë mbytës për shqiptarët në përgjithësi.Po shohim mos unitet politike në Kosovë, në Maqedenin e Veriut dhe në Shqipëri, të cilat po na dëmtojnë shumë në secilin plan.Mos të harrojmë së edhe pikëpamjet e ndryshme ideologjike janë një gabim i madh që nuk na falen.

Për njerëz të tillë nuk është primare shteti i Kosovës , nuk është primare realizimi i një aspirate historike .Është   një gabim që duhet gjithësësi përmirësuar.Vetëmohimi i brendshem I shkon përshtati interesave të Serbisë .Në këtë kombinim të dobësisë së brendshme dhe interesit të huaj, e vërteta e vjetër riafirmohet. Asnjë vend nuk mund të poshtërohet përgjithmonë nga jashtë nëse nuk është përgatitur për poshtërim nga brenda.Të secili duhet të dominojë gjykimi praktik, besueshmeria publike  dhe kujtesa afatgjate historike.Serbia po zbaton në mënyrë sistematike strategjinë e barazimit të viktimës dhe xhelatit, si dhe strategjinë e deligjitimimit ndëkombëtar të shtetit të Kosovës.Ndoshta viti 2026 mund të jetë vit vendimtar për ruajtjën e sovranitetit dhe integritetit territorial, kur dihet së tema e Asociacionit  më kompetenca ekzekutive do të vihet në në tryezën e bisedimeve.Një asociacion i tillë është i papranueshem së  minon shtetësinë e Kosovës.Kosova ka Asociacionin dhe minoriteti  serb duhet të inkorporohen në këtë asociacion. Kjo do të mvaret  shumë  nga  uniteti   jo vetëm të spektrit politikë në Kosovë, por edhe të  gjithë shqiptarëve në Ballkan…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".