
Lexoni edhe:
Jennifer Aniston zyrtarizon lidhjen e saj
															Neda Balluku, moderatorja e njohur, ka kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj, Orgen Balluku, vëllai i ministres Belinda Balluku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Jennifer Aniston zyrtarizon lidhjen e saj
Lexoni edhe:
                            
Lajmi është konfirmuar sipas të cilit thuhet se marrëdhënia e çiftit ka kaluar në një krizë përgjatë kohëve të fundit.
Neda Balluku dhe Orgen Balluku janë njohur në vitin 2010 gjatë pjesëmarrjes së tyre në spektaklin e njohur “Big Brother Albania”. Ata u bënë një nga çiftet më të komentuar në atë periudhë dhe vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë dy djem, Serzh dhe Zai dhe një vajzë. Edhe pse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda ka ndarë herë pas here momente të bukura me ndjekësit e saj.
Kudo nëpër media, ata janë përshkruar si një nga çiftet më të qëndrueshme të ekranit, por duket se marrëdhënia e tyre ka përfunduar pas një periudhe tensioni. Deri tani, nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga palët për këtë zhvillim të papritur, por lajmet për divorcin janë përhapur shpejt dhe kanë ngjallur kureshtje tek ndjekësit.
Pavarësisht vendimit që të dy kanë marrë lidhur me marrëdhënien e tyre, të dy pritet gjithashtu të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme për mirëqenien e tre fëmijëve të tyre.

(Kosova Sot Online)