Rita Ora del me njoftim për datën e publikimit të këngës së re

  • A.P /
  • 05 November 2025 - 13:00
Rita Ora del me njoftim për datën e publikimit të këngës së re

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zbuluar se kënga e ripërpunuar “All Natural” në bashkëpunim me artistin kosovar Yll Limani do të publikohet këtë të premte, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo këngë vjen si një version i ri pas publikimit të saj solo në shtator të këtij viti, duke sjellë një dimension të ri dhe energji të përbashkët mes dy artistëve.

 

Rita Ora ndau lajmin me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook, ku publikoi një fotografi që shfaqte postierin e përbashkët të këngës me Yll Limanin dhe shtoi:

“All Natural. Rita Ora. Yll Limani. Publikohet këtë të premte.”

Ky bashkëpunim pritet të tërheqë vëmendjen e fansave shqiptarë dhe ndërkombëtarë, duke kombinuar stilin unik të Ritës me vokalin e Yll Limanit.

Image


(Kosova Sot Online)