
Lexoni edhe:
Xheneta e bën 'horë' Xuxin: Flet për intelekt a vet u mbyt tu sha njerëz e s'ka ditë as kush është Ismail Qemali
Kim Kardashian është shprehur e zemëruar ndaj një grupi ‘psikikësh’ (fallxhorëve) pas informacionit të pasaktë që i dha shpresë se do të kalonte provimin e avokatisë dhe do të kualifikohej si avokate, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ylli i televizionit, 45 vjeç, i cili gjithashtu luan rolin e një avokateje të suksesshme divorci në serialin e ri ligjor All’s Fair, u përpoq të ndiqte hapat e të ndjerit të babait të saj, Robert Kardashian, duke u diplomuar për të praktikuar ligjin.
Megjithatë, ambiciet e saj u përballën me një pengesë të madhe të premten, pasi rezultatet e publikuara konfirmuan se ajo kishte dështuar provimin, që do të thotë se mund të punojë vetëm në fusha ligjore që nuk kërkojnë licencë, deri sa të kalojë provimin.
E pakënaqur me rezultatin, Kardashian më vonë pranoi se ishte e zemëruar me ‘psikikët’ që i dhanë shpresa të rreme. Në një video të shkurtër të ndarë me ndjekësit e saj në TikTok të hënën mbrëma, ajo shihet e nervozuar përpara festës së 70-vjetorit të nënës së saj, Kris Jenner.
“Dua t’ju them se të gjithë psikikët që kemi takuar dhe me të cilët jemi obsesionuar janë thjesht të rremë,” shprehet ajo, ndërsa një artist grimi po merret me pamjen e saj.
“Të gjithë, ndoshta katër prej tyre, më thanë se do të kaloja provimin e avokatisë. Pra, janë të gjithë gënjeshtarë patologjikë. Mos u besoni asgjëje nga ata.”
Në një postim në Instagram të shtunën, Kardashian konfirmoi se nuk kishte kaluar provimin, por mbeti e vendosur të kualifikohej si avokate.
“Ende nuk jam avokate, vetëm luaj një të tillë në televizion,” shkruan ajo, duke iu referuar rolit të saj si Allura Grant në All’s Fair.
“Pas gjashtë vitesh në këtë rrugëtim ligjor, jam ende e përkushtuar deri sa të kaloj provimin. Pa shkurtime, pa dorëzim – vetëm më shumë studim dhe më shumë vendosmëri.”

(Kosova Sot Online)