
Lexoni edhe:
Ariana Grande sulmohet nga një person
Artistja e njohur Shkurte Fejza ka lançuar këngën e saj më të re, titulluar "Udha e Shpëtimit", një vepër muzikore që pasqyron përvojën e dhimbshme të kalvarit të luftës dhe vuajtjeve të popullit shqiptar të Kosovës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Këngëtarja përshkruan momentin e kalimit të kufirit shqiptaro-shqiptar, pas katër ditëve dhe katër netëve të mbushura me frikë dhe plumba, dhe shpreh ndjenjën e shpëtimit kur ka arritur në Kukës.
Ariana Grande sulmohet nga një person
Lexoni edhe:
"Më mirë fund i tmerrshëm se tmerr i pafund, këto fjalë i kemi menduar kur na kanë përzënë nga shtëpitë tona, nën flakët e zjarrit. Pas katër ditësh dhe katër netësh, nën plumbat e pushkëve, arritëm në kufirin shqiptaro-shqiptar në orën 01:00 të natës dhe, kur shikova Kukësin, mu duk sikur u hap qielli dhe u zbardh Gjallica. Zemrat e kuksianëve i gjetëm të hapura. Falenderim dhe mirënjohje vëllazërore", ka thkesuar Fejza.
Kënga vjen e realizuar dhe me videoklip.
Premierë "Udha e Shpëtimit" nga Shkurte Fejza
(Kosova Sot Online)