
Lexoni edhe:
Selvija ka bërë një urim për motrën e Shpat Kasapit
Në Met Gala 2026, Muzeu Metropolitan i Artit do të mirëpresë ekspozitën e Costume Institute, të titulluar “Costume Art”. Bashkëorganizatorët që do të jenë krah Anna Wintour janë zbuluar dhe vijnë si forca të industrisë së argëtimit, sportit dhe modës: Beyoncé, Nicole Kidman dhe Venus Williams, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Selvija ka bërë një urim për motrën e Shpat Kasapit
Lexoni edhe:
Ngjarja e së hënës të parë të majit do të jetë dalja e parë e Beyoncé në Met Gala pas një dekade. Ajo u bë pjesë për herë të fundit në vitin 2016 kur ishte tema “Manus x Machina” dhe veshi Givenchy.
Kidman dhe Williams nuk kanë munguar gjatë viteve, përfshirë edhe majin e kaluar për “Superfine”.
Por nuk mbaron me kaq. Anthony Vaccarello dhe Zoë Kravitz do të jenë bashkëorganizatorë të Komitetit Pritës dhe do t’u bashkohen Sabrina Carpenter, Doja Cat, Gwendoline Christie, Alex Consani, Misty Copeland, Elizabeth Debicki, Lena Dunham, Paloma Elsesser, LISA, Chloe Malle, Sam Smith, Teyana Taylor, Lauren Wasser, Anna Weyant, A’ja Wilson dhe Yseult.
“Costume Art” do të hulumtojë marrëdhënien mes veshjeve dhe trupit. Shfaqja është organizuar si seri temash për llojet e trupave nga Trupi i Zhveshur, Shtatzënë e deri në Moshë ku do të përfshihen veshje e vepra nga koleksioni i pafundmë i Met.
Për më tepër, do të jetë e para ekspozitë në hapësirën e re të Condé M. Nast Galleries.

(Kosova Sot Online)