Gjesti rikthehet për festa

  • A.P /
  • 26 December 2025 - 14:33
Gjesti rikthehet për festa

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në një mënyrë simbolike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Kompania e tij menaxhuese publikoi një imazh festiv të artistit për të uruar Krishtlindjen, duke rikthyer praninë e tij mes fansave.

Në foto, Gjesti shfaqet me stilin e tij karakteristik, xhins dhe atlete rozë të ndezura, i rrethuar nga dritat festive të pemës së Krishtlindjes.

Ajo që bie në sy është natyra e imazhit, i cili duket të jetë përpunuar duke krijuar një avatar që ruan prezencën e artistit pa ekspozuar pamjen e tij reale.

Kjo zgjedhje tregon se Gjesti vazhdon të mbajë distancën private në këtë periudhë zie.

Image


(Kosova Sot Online)