Bebe Rexha ka nisur epokën e saj të re

  • A.P /
  • 13 February 2026 - 13:44
Bebe Rexha ka nisur epokën e saj të re

Bebe Rexha, ka nisur zyrtarisht epokën e saj të re muzikore me publikimin e këngës “Dirty Blonde”, paralajmërimi i parë nga albumi vizual “I Like You Better Than Me”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Albumi do të përmbajë gjithsej 13 këngë, të cilat do të publikohen gradualisht dhe do të shoqërohen me klipe, duke ofruar një eksperiencë të plotë audiovizuale për fansat. Në një video përmbledhëse me fragmente nga projektet e reja, vëmendje të madhe ka marrë kënga “Çike ike”, ku artistja këndon në shqip vargjet: “Çike çike, luje belin çike; Ti je një bombë, bombë atomike”.

Albumi i plotë pritet të publikohet së shpejti dhe, sipas reagimeve të para, pritet të shënojë një tjetër sukses në karrierën e saj.

Image

(Kosova Sot Online)